Transmetuar më 13-08-2019, 17:13

Dy radikalët fetar katolik shqiptarë që ofendonin myslimanët pushues në bregdetin shqiptar janë shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se në kërkim janë A.Z,,  39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M,  36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Këta dy persona, në një video të publikuar në një media kosovare, dëgjohen teksa thonë "do ju djegim për së gjalli si serbi".

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare. Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit./b.l/noa.al/