“PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara”, PD: Lojës me larje duarsh i erdhi fundi
Transmetuar më 13-08-2019, 16:42

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama komentoi publikisht për akuzat e selisë blu të bëra për Valdrin Pjetrin.

Ai akuzon kryeministrin Rama, ndërsa thotë se pasi heshti për 11 ditë me radhë, ai sot po përsërit të njëtën sekuencë filmike që kanë parë shqiptarët me Mark Frrokun, Armando Prengën,Artur Bushin, ndërsa shton se lojës me larje duarsh i ka radhur fundi.

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shprehet Bardhi.

Ndërsa më herët Rama përmes një postimi në Facebook u tregua i prerë në reagimin e tij, teksa u shpreh se deri sa të zbardhet e vërteta, rrugët e Pjetrit me PS janë plotësisht të ndara.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më!

Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS", shkruan Rama./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...