Transmetuar më 13-08-2019, 15:14

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke pranë rrugës nacionale Korçë-Ersekë.

Mësohet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Antenat” dhe dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga vetë banorët e zones për të pastruar tokën nga barërat.

Flakët mësohet se janë përhapur me shpejtësi kjo edhe falë erës, ndërsa një shtëpi aty pranë u rrezikua të digjej.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve, të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve dhe vendosjen e vatrës nën kontroll./b.l/noa.al/