Shpërthen në flakë skafi në plazhin e Borshit, panik mes pushuesve
Transmetuar më 13-08-2019, 12:09

Një skaf ka shpërthyer në flakë pak para mesditës së sotme në plazhin e Borshit.

Rreth orës 11:30, në Borsh të Himarës përballë një lokali gati 200 metër larg bregut të detit, ka marrë në flakë mjeti lundrues skaf plastik në pronësi të shtetasit M.V.

Si pasojë e flakëve, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të pjesshme të skafit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...