Transmetuar më 13-08-2019, 12:00

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar 9 persona, pesë prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe katër të tjerë të pa pajisur me leje drejtimi.

Kështu janë marrë gjithsej 1021 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 356 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Paralajmërohet se edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. /a.y/noa.al