Transmetuar më 13-08-2019, 10:37
Gentian Doda, Shkelqim Miri

Ka dalë sot para Gjykatës për Krimet e Rënda, Gentian Doda, i cili fundjavën e lënë pas u ekstradua nga Anglia drejt vendit tonë.

“Arrest me burg” vendosi gjykata si masë sigurie për të riun, i cili akuzohet se i ka dhënë ryshfet 30 mijë euro gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Nëpërmjet ryshfetit ai i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje, duke e ndryshuar akuzën në “Plagosje të rëndë”

Gentian Doda akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Shkëlqim Mirit, me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal datë 07 qershor 2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit Gentian Doda dhe lirimin e tij nga burgu.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. /a.y/noa.al

“Hyri dy herë në Britani, jetoi me emër flas”, “Daily Mail” shkrim për Gentian Dodën

Arrestimi i gjyqtarit, zbulohet ndërmjetësi mes tij dhe Gentian Dodës

Kapet në Angli i shumëkërkuari shqiptar, i kishe shpëtuar dënimit me 20 vite burg