Meta publikon video duke u larë në liqenin 2180 metra mbi nivelin e detit
Transmetuar më 13-08-2019, 09:53

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere ti kalojë mes natyrës dhe maleve.

Kështu ditën e sotme ai ka publikuar një video ku shihet duke u larë në liqenin e Jazhincës në Kosovë.

“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës,

një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.

Në mënyrë të vazhdueshme kreu i shtetit ka ndarë momente nga pushimet e tij ku shoqërohet nga e shoqja Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...