Transmetuar më 13-08-2019, 09:39
Foto ilustruese

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër, ku mbeti i plagosur me thikë 38-vjeçari Vat Shpati.

Policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar Sokol Pali 36 vjeç, banues në Shkodër dhe vëllezërit Aleks Martini 28 vjeç, dhe Pjetër Martini 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Ata akuzohen se rreth orës 12:10 të mesditës së të hënës, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë shtetasin Shpatin, banues në Dobraç, Shkodër.

I plagosuri aktualisht po merr mjekim në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj tre të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Plagoset me thikë një person në Shkodër, në kërkim dy vëllezër