Zbardhet vrasja e të riut tropojan në Fier, arrestohen dy persona
Transmetuar më 13-08-2019, 08:50

Policia e Fierit thotë se ka zbardhur vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi në fshatin Hamil, duke vënë në pranga dy persona.

Bëhet me dije se krimi i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së 11 gushtit, e diel, ku në fshatin Hamil u gjet i vrarë me thikë i riu tropojan.

Kështu nga hetimet e kryera, si të dyshuar u arrestuan S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Ata akuzohen se në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me thikë 23-vjeçarin Selimi, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete në kanal 23-vjeçari Florian Selimi.

Sakaq pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr.

Viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në Fier. /a.y/noa.al

U gjet në kanal, kush është i riu tropojan i vrarë me thikë në Fier

Një djalë i ri në Fier gjendet i vdekur në kanal, plagë thike në trup

Loading...
Loading...