Këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual
Transmetuar më 13-08-2019, 08:17

Tenori i njohur spanjoll Placido Domingo, akuzohet për ngacmim seksual.

Disa gra, sipas agjencisë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’, e akuzojnë tenorin se i ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me to, duke iu premtuar shpërblime dhe në disa raste duke i keqtrajtuar, nëse refuzonin kërkesën e tij.

Nga ana e tij Placido Domingo i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka pasur vetëm marrëdhënie konsensuale.

Ndërkohë janë rreth 30 persona në botën e Operas që kanë deklaruar për “AP” se kanë asistuar në skena të papërshtatshme me sfond seksual, nga ana e Domingos.

Me anë të një deklarate, tenori spanjoll i cilësoi akuzat si “Tejet shqetësuese dhe të përgatitura enkas. Gjithmonë kam menduar se marrëdhëniet e mia kanë qenë të dakordësuara dhe konsensuale”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...