Transmetuar më 12-08-2019, 21:38

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Lushnje.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”.

Shtetasi A.V., 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi dhe është dëmtuar pasagjeri, D.K., 42 vjeç, banues në Kolonjë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga./a.k/noa.al/