Transmetuar më 12-08-2019, 20:17

Një person në Himarë, tenton të vjedhë një kasafortë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndersa policia bën me dije se personi në fjalë është arrestuar.

Mësohet se në pranga ka rënë G.V., 42 vjeç.

Ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se kanë kryer grabitjen e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim./a.k/noa.al/