Furnizonte me kokainë tregtarët e shitjes së drogës, pranga muratorit shqiptar
Transmetuar më 12-08-2019, 18:38

Një murator shqiptar me precedentë penalë, u arrestua nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi Roland Barkaj, 35 vjeç, pasi në banesën ku jetonte dhe në bodrumin e ndërtesës u gjetën rreth gjysmë kg kokainë. Burri, me banim në Oregina, u mbajt nën vëzhgim nga hetuesit kohët e fundit.

Hetuesit zbuluan se ai nuk u shiste lëndë narkotike të varurve nga droga, përkundrazi furnizonte tregtarët e vegjël, duke sjellë sasi të konsiderueshme kokaine me nga një kile e lart.

Seksioni antidrogë i policisë e ndaloi atë kur po linte bodrumin, duke gjetur brenda ndërtesës 7 kuti të vogla që përmbanin kokainë si dhe 460 euro.

Gjatë kontrollit të bodrumit u gjetën edhe tre qese të tjera me kokainë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Gjithashtu, u gjetën edhe 4 mijë euro të tjera, të cilat janë sekuestruar pasi konsiderohen si të ardhura nga shitja e drogës.

Loading...
Loading...