Tërmet i fortë në veri të vendit, ja epiqendra
Transmetuar më 12-08-2019, 18:00

Një tërmet i fortë është ndjerë pasditen e sotme në veri të vendit.

Sipas qendrës europiane të sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe është ndjerë në orën 17:37.

Epiqendra ka qenë 18 km nga Fushë Arrëzi.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale, por lëkundja është ndjerë nga të gjithë banorët duke shkaktuar panik.

Ndërkohë sipas IGJEUM, ditën e djeshme ka pasur një tjetër lëkundje 2.1 km nga Klosi por ka qenë e lehtë, me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter.

Loading...
Loading...