Transmetuar më 12-08-2019, 14:21

“Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri, padrejtësi dhe pasiguri për njerëzit”.

Kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha, teksa publikon një video plotë me akuza për Kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se “Hajduti Psiqik dhunon” dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare dhe se me paratë e grabitura atyre financohen luksi dhe qejfet e “Hajdutit Psiqik” dhe klientëve të tij.

“Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për luksin e tij dhe kontrata ‘sekrete’ për miqtë dhe familjarët e tij “Hajduti Psiqik”, shkruan Basha duke publikuar videon.

Në të thuhet se Edi Rama është një hajdut që jeton mes luksit me para publike dhe se vetëm për luksin e zyrave në Kryeministri, ka shpenzuar mbi 5.5 miliopnë euro.

Më tej akuzohet se Edi Rama i ka dhënë pa tender një firme fantazmë, 3.2 milionë euro për luksin në zyrën e tij dhe se 4.3 milionë euro janë kontrata sekrete, pa garë.

“Përfituesit kryesorë, familja dhe miqtë, baxhanaku Armand Frangu, Alban dhe Olsi Eftimi, mega-hajduti Ilir Beqja. Vjedhja dhe grabitja janë i vetmi aktivitet i Ramës. Edi Rama nuk jep llogari për vjedhjen e shqiptarëve, sepse ai vjedh zgjedhjet. Kjo krizë zgjidhet vetëm me ranga në duart e politikanëve hajdutë”, thuhet ndër të tjera në video. /a.y/noa.al