Transmetuar më 12-08-2019, 13:11

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në një konferencë për mediat ditën e sotme, u ndal në aksionin kundër informalitetit te karburantet.

Në fjalën e saj ministrja tha se Qeveria ka nisur një fushatë kundër informalitetit, të cilit i ka shpallur luftë frontale.

“Në muajt në vazhdim, inspektorati do të pësojë një rikonstruktim të ri, dhe ngritje të kapaciteteve. Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe subjekteve. Nuk do të lejojmë informalitetin. Informaliteti i kap të gjitha shtresat e atyre që merren me informalitet. Informalitetin e kemi dhe tek subjektet e mëdha, përpunuese dhe tregtuese. Nuk bëjmë dallime mes subjekteve. Por nuk jemi këtu të japim fletërrufe. Masat do të jenë shumë të forta. Insistoj dhe dua ta them një nga kriteret kryesore ndaj informalitetit. Kriteri është se nuk do të bëjë dallim apo diferencë për asnjë nga emrat apo subjekte. Ajo çka kemi ne interes është që të ofrojmë siguri”, u shpreh Balluku.

Po ashtu ajo tha se subjektet duhet të reformohen, duke paralajmëruar zero tolerancë ndaj abuzuesve.

Ndërkohë Admir Abrija, Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial tha gjatë konferencës se pasi i bë një analizë risku, në hidrokarbure problematika është e madhe dhe e ndjeshme.

“Analizat në këtë sektor i kemi konstatuar në jo pak raste me shkelje cilësore, nafte gaz dhe solar. Kemi marrë masa administrative. Kemi dhënë mundësi apelimi por janë lënë në fuqi masat. Masa të tjera janë marrë me sigurinë në punë në fushën e elektroenergjitike. Janë penalizuar 44 subjekte, ishte pjesa teknike. Në ngritjen e laboratorit të Porto Romane në kohë 85 % monitorim. Do të gjendet edhe lëndët e eksportit. Element tjetër është teknologjinë që operojnë në vendin tonë”, deklaroi Abrija. /a.y/noa.al