Vrasja në Rrëshen, viktimës 3 muaj më parë i vendosën eksploziv në makinë
Transmetuar më 12-08-2019, 12:20

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me armë zjarri e ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Rrëshen.

Një 48-vjeçar i idetifikuar si Armando Gjini, i njohur edhe me emrin ToninGjini është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në qendër të Rrëshenit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ngritur postblloqe me qëllim identifikimi dhe kapjen e autorit.

Por kujtojmë se 3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai diktoi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere.

Bomba shpërtheu menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina. Në atë kohë Gjini ka deklaruar se nuk kishte asnjë problem familjar apo personal duke theksuar se mund të kishin ngatërruar shënjestër.

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.  Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria në Turqi. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. /b.l/noa.al/

Loading...
Loading...