Transmetuar më 12-08-2019, 11:40

Një 76-vjeçare nga Elbasani e cila vuan nga skleroza (probleme me kujtesën) ka humbur kontaktet me familjarët e saj mbrëmjen e djeshme dhe është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur.

Bëhet fjalë për shtetasen, Bale Sala. Ajo mban veshur një fund me kuadrate gri dhe të bardhë dhe një bluzë ngjyrë kafe.

Familjaret bëjnë apel që kushdo që e ka parë apo ka informacion të njoftojë në numrin e mëposhtëm 0697353244 ose në Komisariatin e policisë në Elbasan./b.l/noa.al/