Transmetuar më 12-08-2019, 11:12

Katër familje shqiptare janë përfshirë në një zënkë mes tyre, ku “mollë sherri” janë bërë fëmijët.

Ngjarja në fjalë që ndodhi në Carcare të Italisë, në një kënd e lojërash për shkak se kush do të ulej i pari në shilarëse.

Siç raportojnë mediat italiane, gjithçka ka nisur ditën e premte, ku fëmijët ishin zënë për radhën, debat që më pas janë përfshirë edhe prindërit e tyre.

Situata është agravuar akoma më shumë kur 3 shqiptarë, ditën e nesërme i kanë zënë ‘pritë’ bashkatdhetarit të tyre në një lokal dhe kanë nisur ta qëllojnë me grushte e shkelma.

Më konkretisht, ata i shkuan në lokal të nesërmen kur ai ishte duke pirë kafe dhe e dhunuan keq. Sipas policisë, në vend mbeten shenja gjaku, ndërkohë që shqiptari i dhunuar u dërgua me urgjencë në spitalin San Paolo në Savona.

Dhunuesit ikën me një makinë nga vendi i ngjarjes, por nuk shkuan dot larg, pasi u ndoqën nga policia dhe u vunë në pranga, ndërsa personi i plagosur përfundoi në spital dhe mjekëve do i duhet 30 ditë për t’u shëruar./b.l/noa.al/