Ç’do të ndodhë në qiell natën mes 12 dhe 13 gushtit?
Transmetuar më 12-08-2019, 10:56

Jeni gati për të parë një spektakël në qiell? Ashtu si çdo vit, një shi meteorësh do të dhurojë një shfaqje për të gjithë.

Në kalendarin fetar është përcaktuar data e 10 gushtit, por shiu i meteorëve do të jetë më i qartë në mes të 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes, kur pritet të shihen 50 meteorë në orë.

Për të admiruar më mirë yjet që bien, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet dhe nëse është e mundur në lartësi.

Edhe pse këtë vit, hëna duket se nuk do të na ndihmojë aspak, pasi në këto netë do të ketë ndriçim të plotë.

Meteorët janë copëza të vogla të pluhurit që përplasën me planetin tonë dhe digjën në atmosferë. Reshja vjetore e meteorëve ndodh kur Toka futet në rrymat e pluhurit kozmik.

Secili prej meteorëve në një fazë ka qënë pjesë e bishtit të kometave të akullta. Kështu për shembull Reshja Orionid e meteorëve që ndodhi në muajin tetor erdhi nga pluhuri i shkaktuar nga kometa e famshme Halley.

Loading...
Loading...