Kolumbi, dy ushtarë rrëzohen dhe vdesin gjatë performancës në fluturim
Transmetuar më 12-08-2019, 09:42

Dy pjesëtarët ë aeronautikës ushtarake kolumbiane u rrëzuan në tokë të mbështjellë nga flamuri i vendit, teksa performonin të varur në një helikopter.

Gjithçka gjatë festimeve të përvitshme të festës së luleve në Medelin.

Dy ushtarët ishin të kapur me një kavo dhe mbanin një flamur të madh, kur ajo u këput.

Dy ushtarët pak para tragjedisë, përshëndetën publikun.

Sakaq përplasja e ndodhur këtë të diel në tokë, rezultoi fatale për ta, duke gjetur vdekjen. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...