Transmetuar më 12-08-2019, 09:26

Shtëpia e modës Versace, ka përfunduar në qendër të kritikave të kinezëve. Gjithçka pasi shtëpia italiane e modës, ka prodhuar disa bluza, ku shënohen disa gabime gjeografike.

Në to ishin shënuar emrat e disa qyteteve dhe shteteve që iu përkisnin.

Mirëpo në to Hong Kong dhe Macao, nuk ishin cilësuar si pjesë e Kinës. Kështu në rrjetet sociale nisën kritikat, duke e akuzuar Versace për mungesë respekti ndaj sovranitetit të kombit kinez.

Kjo pasi dy qytetet prezantohen si të pavarura dhe kjo gjë i ka inatosur pa masë kinezët.

Pas kësaj ngjarje, aktorja Yank Mi, deklaroi se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Versace, shkruan noa.al.

Lidhur me këtë incident reagoi vetë drejtuesja e shtëpisë së modës, Donatella Versace, duke thënë, “Më vjen thellësisht keq për gabimin e bërë, nuk doja kurrsesi të tregoja mungesë respekti ndaj kombit kinez dhe për këtë arsye kërkoj ndjesë personalisht për çdo problem të shkaktuar”. /a.y/noa.al