Transmetuar më 11-08-2019, 22:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, mbrëmjen e sotme, ka dhënë një intervistë për RTV Ora, ku ndër të tjera ka rrëfyer sakrificat që çdo demokrat bën në interes të publikut.

Salianji është shprehur se ka pasur raste ku ka lëshuar edhe lot, si në momentin, kur në bashkinë e Devollit erdhën socialistët.

‘Në momentin kur isha në bashkinë e Devollit dhe shihja demokratë, qytetarë dhe njerëz që mbështesnin prej kohësh kauzën e PD dhe dridheshin nga uzurpimi apo nga pushtimi, pa diskutim që nga përmbajtja edhe vetë kam lëshuar lot.

Kjo është një sakrificë që bëjnë demokratët, por është një sakrificë që i shërben në fund interesit publik.

I gjithë aksion opozitar do të matet në ditën kur të arrijë apo jo suksesin’, tha Salianji.