Transmetuar më 11-08-2019, 18:10

Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave për thumbimet që i bën personazheve të njohur apo për faktin që flet pa doreza, por edhe për jetën e saj private.

Së fundmi Fatma ka bërë një postim me anë të të cilit ka dhënë një mesazh shumë të fuqishëm për femrat dhe të qenurit feministe.

Mes komenteve të shumta që e komplimentojnë për këtë shkrim, Fatmës i ka rënë në sy komenti i ndjekësi dhe ka vendosur t’i përgjigjet.

"Paska humb gjoksi fare", komenton ndjekësi.

"Në fakt edhe po të ketë humbur për sy si të tutë pak rëndësi ka, sepse ai gjoks ka rritur një dritë dielli.

Ndaj me krenarinë më të madhe rrah gjoksin, sepse jam e bindur që im bir nuk do vuajë ende nga kompleksi i Edipit në moshën tënde", i përgjigjet Fatma.