Transmetuar më 11-08-2019, 16:53

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Figura të ndryshme publike kanë dhënë urime dhe mesazhe me rastin e kësaj feste.

Shoumeni Ardit Gjebrea ka dhënë një urim dhe ka shpërndarë mesazhin e paqes.

Arditi në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se “egoizmi, babëzia, intriga, na rrethojnë nga të katër anët dhe për një çast harrojmë dhe tëpranojmë të mirën të depërtojë brenda nesh”.

“Ishte gati të flijonte të birin… Dhe Kurban Bajrami merr sot kuptimin e festës se flijimit.

Egoizmi, babëzia, intriga, na rrethojnë nga të katër anët dhe për një çast harrojmë… Mjafton të ngremë sytë lart për një moment… dhe në paqe të reflektojmë veç pak, shumë pak, e më pas të pranojmë të mirën të depërtojë brenda nesh, sepse nuk duhet harruar se kujt i përkasim!

Edhe ata që nuk besojnë, sot kanë një rast t’i bashkohen shembullit të atij që sakrifikon birin, që e ndan të mirën me tjetrin. Gëzuar të gjithëve”, shkruan Arditi në urimin e tij./a.k/noa.al/