Transmetuar më 11-08-2019, 11:06

Këngëtari Ylli Baka prej vitesh vijon të jetë një ndër më të kërkuarit në tregun e muzikës popullore.

Kështu për koncerte dhe gëzime të ndryshme, ai preferohet pafund dhe ka një axhendë të ngjeshur.

I ftuar së fundmi në emisionin ‘Treshat’, Ylli ka zbuluar për herë të parë shifrën sa paguhet në koncerte.

Ai tha se nuk janë shifra të fryra dhe se ato ndahen me bashkëpunëtorët.

“Nuk i kam shifrat e rënda. 1000 euro, 2000, i ndajmë me shokët, nuk janë shifra të mëdha’, u shpreh Ylli. /a.y/noa.al