Transmetuar më 11-08-2019, 09:27

Duke publikuar fotografinë e një cjapi me brirë të mëdhenj, kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai uron për më shumë mirësi dhe shëndet për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha. /a.y/noa.al

Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Meta uron Kurban Bajramin: Kjo ditë na fton për dialog! Të ngrihemi mbi interesat personale

Rama uron Kurban Bajramin, me pamje nga Xhamia e Pazarit në Gjirokastër