Transmetuar më 11-08-2019, 08:12

Në fund të muajit qershor, aktori i humorit Gazmend Paja i dha fund beqarisë, duke u martuar me partneren e tij Ira Seferi.

Por së fundmi është mësuar një lajm i gëzueshëm për çiftin, ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Kjo pasi Ira është disa muajsh shtatzënë dhe sipas miqve të afërt të çiftit edhe në ditën e dasmës ajo ka qenë shtatzënë.

Tashmë barku u bukuroshes duket hapur, çka konfirmon se ajo po i afrohet mesit të shtatzënisë.

Gazi dhe Ira u martuan në një ceremoni madhështore në Tiranë, e cila mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. /a.y/noa.al