Transmetuar më 10-08-2019, 13:40

Një operacion i zhvilluar në Angli, i cili u mbajt në sekret të plotë nga autoritetet britanike dhe ajo shqiptare vuri në pranga vrasësin shqiptar, Gentian Doda me 6 maj 2019. Tabloidi britanik “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull të plotë Dodës, i cili sipas saj ai ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edhe pse konsiderohej dhe cilësohej si një nga më të dyshuarit, por edhe më të kërkuarit nga policia britanike, ai qëndroi në këtë vend për 13 vite”, shkruan “Daily Mail”. Ajo shton se herën e parë, Gentian Doda u ndalua vetëm falë punës së autoriteteve amerikane, të cilat kontrolluan shenjat e gishtërinjve, pasi udhëtoi  drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një pasaportë të falsifikuar.

Ai u depërtua dhe iu konfiskua pasaporta e tij. Por katër vjet më vonë, pasi kishte paguar ryshfet për gjykatësin në atdheun e tij për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar dhe qëndroi edhe për dy vite të tjera.

Por pas kesaj, pati shume kritika, për pikëpyetjet e shumta në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj të rrezikshëm mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.

Doda, 40 vjeç eshtë pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, 18-vjeçari i atëhershëm i zuri pritë kreut të bandës rivale dhe hapi zjarr me një kallashnikov. Rivali Asllan Gjoka, si dhe një kalimtar u vranë.

Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. Në 2004-ën mori shtësinë britanike, tre vjet pasi u dënua për vrasje të dyfishtë në mungesë në Shqipëri dhe u dënua me 20 vjet.

Një vit pasi mori pasaportën e tij, ai u arrestua për prishtje të qetësisë publike, por autoritetet ende nuk arritën të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë.

Interpoli ne 2009-ën e shpalli si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, ndërkohë që gjatë kësaj kohe kishte udhëtuar 2 herë në Shqipëri me një emër fals.

Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi të mëpasshëm, ai nuk ishte në gjendje të provonte emrin fals, ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai gjoja ishte rritur. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai pagoi gjyqtarin duke ulur dënimin e tij nga ‘vrasje’ në ‘plagosje’.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Ish-gjyqtari Miri kundrejt shumës 30 mijë euro, arriti të ndryshonte veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën, duke bërë që Doda të fitonte lirinë. Ai tashmë është në dorë të drejtësisë shqiptare.