Transmetuar më 10-08-2019, 11:37

"Dhëmbët e qumështit" të fëmijëve tanë përmbajnë deri në 100 milion qeliza burimore, të cilat mund të përdoren për rindërtimin e organeve dhe indeve të dëmtuara.

Sipas një studimi të Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik në Shtetet e Bashkuara, studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i dhëmbëve të qumështit do të bëjë të mundur trajtimin e fëmijëve tanë në këtë mënyrë.

Ky proces njihet si ilaç rigjenerues dhe megjithëse ende nuk është shumë i përhapur në fushën mjekësore, disa klinika tashmë ofrojnë ruajtjen e pulpës dentare, në të cilën qelizat burimore janë të dobishme për rigjenerimin e indeve në organe të tilla si mëlçia dhe zemra dhe madje eshtrat dhe ligamentet.

Aktualisht kërkimi i "ruajtjes" së dhëmbëve të qumështit kushton shumë, midis 600 dhe 2.500 euro në vit, me mundësinë e disponimit të qelizave burimore të vetvetes për një maksimum prej 25 vjetësh.

Ekzistojnë disa shembuj të prindërve që ende ruajnë qelizat burimore të fëmijëve të tyre për të ardhmen, me shpresën se mund të kenë më shumë shanse të shërohen nga sëmundjet falë evolucionit të vazhdueshëm mjeko-teknologjik./b.l/noa.al/