Transmetuar më 10-08-2019, 12:13

Suksesi në Shqipëri e Kosovë është i garantuar për Sonin, prandaj tani po synon tregun europian. Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë online për një radio italiane.

Ajo ka folur për gjithçka duke filluar nga projektet e fundit e deri te bukuritë e Shqipërisë dhe kryesisht ato të bregdetit të jugut ku ka xhiruar dhe videoklipin e ri "Te quiero".

E orientuar drej këngëve latine, Soni është quajtur nga radioja italiane si latinia e Shqipërisë. Gjatë intervistës, gazetari është ndalur te kënga "Te quiero" dhe pasi të shihni videoklipin do ta kuptoni pse.

Një videoklip veror, i xhiruar në Dhërmi, i përshtatet më së miri kësaj kënge me ritme të nxehta latine. Por nga kjo këngë na kishte shpëtuar një detaj shumë i bukur. Pjesë e saj është edhe vajza e Sonit, Anna dhe këtë këngëtarja e ka zbuluar gjatë intervistës kur është pyetur për të bijën.

Këngëtarja ka treguar se nuk do ta kishte problem nëse Anna do të ndiqte rrugën e artit, madje vogëlushen e ka bërë pjesë të këngës "Te quiero".

Në një pjesë të këngës janë bashkuar zëri i Sonit me atë të Annës. Vogëlushja paska trashëguar talentin e së ëmës dhe nuk do të çuditeshim nëse një ditë do të bëhej një këngëtare po aq e suksesshme.