Njihuni me pasuritë nënujore të vendit tonë
Transmetuar më 10-08-2019, 09:55

Deti Jon pjesë e Mesdheut, lag brigjet e tre shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Pamja që ai u ofron tursitëve, është thjeshtë mahnitëse dhe relaksuese, për secilin pushues. Deti Jon është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik.

Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Përveç bukurisë sipërfaqësore, ato që do shihni më poshtë nuk janë foto të shkëputura nga ndonjë dokomentar me vendet më të bukura të botës, por pasuria nënujore e vendit tonë.

Ka qenë kryeministri Rama ai që teksa ka uruar mirëmëngjes, ka postuar ditën e sotme disa foto të shkëputura nga deti Jon, shpella e Viroit dhe Petranit në Këlcyrë.

“Mirëmëngjes  dhe me këtë spektakël të nënujit të Shqipërisë nga misteret e Jonit, në kaltërsinë e shpellave të Viroit të Gjirokastrës e të Petranit të Këlcyrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama krah fotove./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...