Nëna abuzon seksualisht me djalin 1 vjeç, deri sa i merr jetën
Transmetuar më 09-08-2019, 23:13

U torturua dhe abuzua seksualisht në ditën e parë të ditëlindjes nga nëna dhe i dashuri i saj. Vogëlushi Hoss Wayne Benham, nga Cullman, në Alabama, SHBA, u gjet i vdekur me 89 plagë në trup, nga të cilat 38 në kokë dhe qafë.

Policia tha se fëmija humbi jetën si pasojë e torturave dhe abuzimeve të përsëritura seksuale të cilat zgjasnin prej muajsh nga nëna dhe i dashuri i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pesë vite më parë, në 11 mars 2014, por vetëm këtë të martë, nisi procesi gjyqësor ndaj gruas Crystal Ballenger dhe të dashurit të saj Jeffrey Hugh Brown.

Pas vdekjes së vogëlushit që të dy u gjetën nën efektin e lëndës narkotike, metanfetaminë, çka bëri që të arrestohen. Çifti rrezikon dënimin me vdekje, pasi autopsia provoi edhe abuzimin seksual, shkruan noa.al.

Gruaja dhe i dashuri i saj deklaruan se fëmija kishte vdekur në vaskën e banjës aksidentalisht, por ekspertiza zbuloi abuzimet mizore. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...