Transmetuar më 09-08-2019, 21:53

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ma publikuar disa fotografi ditën e sotme,

ku bën me dije se si i është bllokuar goma një makine Lamborghini në Tiranë.

Ai paralajmëron masa të rrepta, teksa thotë se i doli goja me lajmërimet.

“Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobën, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë.

Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë”, shkruan Veliaj. /a.y/noa.al