Transmetuar më 09-08-2019, 18:57

Nëna  e tij ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë në Saint Luis në Shtetet e Bashkuara. Teksa rregullonte sendet dhe pastronte shtëpinë e saj, ai zbuloi në frigorifer diçka që nuk do të donte kurrë ta shihte.

37– vjeçari Adam Smith zbuloi pa dashje sekretin e frikshëm të nënës se tij. “E nxorra pakon dhe e vura këtu, mora këtë thikë dhe e hapa. Ishte një bebe….”, tha Smith.

Bebja e ngrirë ishte balsamosur, ishte mbështjellë me çarçaf dhe qese. Adam thotë se e ka pyetur disa herë mamanë e tij për atë pako, por biseda mbyllej ende pa nisur.

“ Jam 37 vjeç dhe ajo ka qenë në frigoriferin tim prej 37 vjetësh. Ishte si pako ëmbëlsirash. Pasi e pashë e vura në kuti dhe thirra menjëherë policinë. Mamaja ime ka qenë shumë e fshehtë për gjërat e jetës së saj”.

Por Adami kujtohet se e ëma i ka përmendur një herë për një motër më të madhe, e ndarë nga jeta përpara se ai të lindte. “Dyshoj se mund të jetë motra ime. Ka qenë në një kuti në frigorifer për kaq kohë. Nndjehet i hutuar, i inatosur dhe dua të di më shumë”./b.l/noa.al/