Transmetuar më 09-08-2019, 10:27

Një vajzë fare e vogël u la të vdiste në makinën e parkuar në diell, e harruar nga e ëma.

Scarlett Grace Harris, 2 vjeçe, gjeti vdekjen nga asfiksia, pasi e ëma e harroi për orë të tëra brenda makinës në diell.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Diego, California, SHBA, gjatë kësaj të hëne.

Nëna e Scarlett, kur u zgjua pasi ishte kthyer dhe kishte dremitur në shtëpi, nuk po e gjente vogëlushen, kështu që lajmëroi policinë.

Pas telefonatës, gruaja shkoi që të kontrollonte në makinën e cila ishte parkuar pranë shtëpisë dhe aty gjeti vajzën pa ndjenja.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë vogëlushja u deklarua e vdekur, shkruan noa.al.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto lloj incidentesh janë të shpeshta, ku me një mesatare mujore, janë rreth 38 fëmijë që gjejnë vdekjen në këtë mënyrë, të harruar nga prindërit në makinë. /a.y/noa.al