Transmetuar më 09-08-2019, 10:11

Hipën në majë të një fabrike çimentoje për t’u hedhur nga afro 50 metër lartësi, por parashuta nuk u hap. Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen një 29-vjeçar i pasionuar pas sporteve ekstreme, gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Është kjo ajo që ka ndodhur pranë San Vicente të Raspeig, një qytet në provincën e Alicante, në Spanjë.

I riu i cili kishte një kanal në YouTube ku postonte filmimet e nismave të tij ekstreme, kishte arritur në shoqërinë e një miku, që të futej në zonën e një fabrike historike çimentoje, për tu hedhur nga andej me parashutë, shkruan noa.al.

Por diçka shkoi keq dhe parashuta nuk u hap, duke bërë që 29-vjeçari të gjejë vdekjen.

Alarmi u dha nga shoku i të riut, por pavarësisht mbërritjes së ambulancës në vendngjarje, i riu u deklarua i vdekur. /a.y/noa.al