Transmetuar më 08-08-2019, 22:07

Një familje nga Kosova është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia kthejë djalin nga Siria.

Ai kishte shkuar atje së bashku me gruan, pasi ishte radikalizuar gjatë kohës sa ishte duke punuar në Sarajevë.

Një organizatë joqeveritare nga Kaçaniku ka bërë disa kontakte me shumë kosovarë në Siri.

Kjo organizatë po planifikon t’i kthejë pesë familje, nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë autoritetet.

Më poshtë keni videon ku babai bën apel për kthimin e djalit: