Akne gjatë ciklit? Maska ideale që ju duhet të gjitha vajzave
Transmetuar më 08-08-2019, 17:48

Mjalti është një antibakterial natyral, gjë që e bën perfekte për të luftuar aknet. Majaja e bukës është gjithashtu perfekte për të trajtuar aknet, është e pasur në vitaminë B dhe ndihmon për të qetësuar barrierat me lëkurën, sidomos nëse jeni gjatë atyre ditëve.

Çfarë ju duhet: 2 bustina çaj kamomil, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle maja buke

Përgatitja:

Vendosni bustinat e çajit të ziejnë për pak minuta në një enë të vogël. Ndërkohë në një tas trazoni mirë mjaltin me majanë e bukës.

Pas kësaj shtoni çajin e kamomilit. Formoni një pastë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj. Kujdes, pasta nuk duhet të jetë shumë e hollë.

Pasi kanë kaluar 20 minuta, e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Më pas e lyeni me një krem hidratues.

Loading...
Loading...