Shokon boksieri Tyson: Për të kaluar antidoping, përdorja urinën e vajzës
Transmetuar më 08-08-2019, 14:20

Mike Tyson nuk resht kurrë së habitura, edhe nëse në pjesën më të madhe negativisht. Një jetë me ulje ngritje ajo e ish mbretit të boksit, të peshave të rënda, që në një intervistë për Espn ka pranuar që ka përdorur urinën e vajzës së tij për të kaluar testet antidoping.

‘Doja të përdorja atë të bashkëshortes, që më tha: ’Pastaj mund të rezultosh shtatzënë’… kështu mendova të marr atë të vajzës’, ka treguar- ‘Si ja bëja? ”Përdorja një penis fals, që  e mbante gjithmonë me vete personeli i stafit tim mjekësor’.

Për gazetën amerikane ai shpjegon se si ja bënte për të shmangur kontrollet. ’Pjesa më e madhe e meshkujve ndjenin siklet teksa shihni një organ gjenital mashkullor dhe kështu të gjithë gjyqtarët kthenin kurrizin kur merrja urinën, duke më dhënë mundësinë të përdorja trukun’.

Në dhjetor të 2006 ish boksieri më i madh i të gjitha kohërave, u arrestua në Arizona, pasi u kap me kokaine dhe në gjendje të dehur teksa i jepte makinës, pasi kishte kaluar një makine policie teksa largohej nga një lokal nate.

Loading...
Loading...