Puthja që i mori jetën çiftit të të rinjve
Transmetuar më 08-08-2019, 13:56

Ndodh që pasioni të merr jetën. Një vajzë dhe një djalë nga Peruja u rrëzuan nga ura 15 metra e lartë kur po shkëmbenin puthje.

Sipas mediave të huaja, viktimat janë identifikuar si Maybeth Espinoz, 34 vjeçe dhe Hector Vidal, 36 vjeç. Tragjedia ndodhi të shtunën e kaluar, kur ata dolën nga një klub nate rreth orës 1 të natës.

Momenti i frikshëm është filmuar nga kamerat CCTV. Aty vihet re se po përqafoheshin kur pasioni i tërhoqi pas dhe humbën balancën duke u rrëzuar drejt vdekjes.

Nuk dihet nëse ata ishin të dehur apo ishte një moment pakujdesia që i mori jetën.

Maybeth kishte vdekur në vend, ndërsa Hectori kishte pësuar një frakturë në kafkë dhe më pas vdiq në spital.

Loading...
Loading...