Transmetuar më 08-08-2019, 11:58

Një fshat i vogël në juglindje të Polonisë, prej 12 vitesh nuk sheh më djem, pasi lindin vetëm vajza.

Bëhet fjalë për Miejsce Odrzanskie, një vend me 272 banorë, ku prej 12 vitesh, askush nuk lind djalë. Aq sa kryebashkiaku ka premtuar shpërblim, për këdo që lind djalë.

Rasti i Miejsce Odrzanskie ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, aq sa në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e një skuadre me “zjarrfikës vullnetarë”, të përbërë vetëm nga vajza me shpjegimin se “Në fshat nuk ka meshkuj”.

Një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe ekspertësh janë interesuar lidhur me rastin dhe kanë tentuar të shpjegojnë arsyen e këtij fenomeni.

Një ekip i Universitetit të Varshavës, me në krye profesor Rafal Ploski, ka studiuar personalisht rastin, por pa gjetur një shpjegim konkret.

Vajzat punojnë në fushë dhe bëjnë punë të rënda, njësoj si meshkujt, shkruan noa.al.

Kryebashkiaku Rajmund Frischko ka premtuar se, “Po mendoj që ti vendos një rruge emrin e djalit të parë që do të lindë pas kaq vitesh”. /a.y/noa.al