Transmetuar më 08-08-2019, 10:26

Një maskë ideale për fytyrat delikate, ka në përbërje të saj vetëm dy përbërës.

Është shumë e thjeshtë për tu realizuar dhe kërkon shumë pak kohë.

Në një enë hidhni dy lugë miell orizi dhe dy lugë ujë, deri sa të përftohet një masë homogjene kremoze.

Maskën e përftuar aplikojeni në fytyrë, duke praktikuar lëvizje rrethore.

Më tej lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët të bollshëm. Do të shihni që lëkura juaj do të jetë tejet e lëmuar dhe me shkëlqim. /a.y/noa.al