Lirohet 1500 m2 plazh i zaptuar në Golem, nën hetim tre zyrtarë
Transmetuar më 08-08-2019, 09:37

Në vijim të operacionit të koduar “Plazh i lirë”, janë liruar 1500 metër katrorë plazh i zbatuar në zonën e polemit.

Gjithashtu janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike, duke u proceduar tre pronarë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”.

U proceduan penalisht edhe tre zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre.

Nga ky kontroll rezultoi se tre subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit, rërës, pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, tre zyrtarë të bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht ndaj P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menaxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

Po ashtu edhe M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë dhe Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...