Puthen buzë urës, çifti i të dashuruarve bien dhe vdesin
Transmetuar më 08-08-2019, 08:59

Një çift të dashuruarish ishin duke u puthur në një urë në Cuzco, të Perusë, kur befas u rrëzuan prej saj.

Ajo gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa ai pak pasi mbërriti në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës mes 3 dhe 4 gushtit dhe noa.al i sjell pamjet më poshtë.

Maybeth Espinoz, 34 vjeç dhe Héctor Vidal, 36 vjeç, sapo kishin dalë nga një diskotekë, kur u ndalën në Puente Belén.

Ata nisën të putheshin me pasion buzë urës, kur në një moment vajza e rrethoi me këmbë të fejuarin, por aty humbi ekuilibrin dhe tërhoqi të dashurin me vete.

Rënia nga 15 metra lartësi nuk la shpëtim për të rinjtë, të cilët gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...