Transmetuar më 07-08-2019, 22:04

Tashmë është zyrtare, sulmuesi Romelo Lukaku do të luajë për zzikaltërit e Interit gjatë sezonit që po vjen.

Trajneri Antonio Conte do të ketë më në fund një sulmues “bishë” në skuadër.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 këste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për një total prej 78 milionë eurosh.

Lukaku ndërkohë do të firmosë për 5 vite me Interin me një pagë prej 7,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset që mund ta çojnë deri në 9 milionë euro.

Në orët e ardhshme Lukaku do të lërë Manchester United dhe do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Antonio Contes./a.k/noa.al/