Keni planifikuar pushimet në gusht? Ja si do jenë temperaturat
Transmetuar më 07-08-2019, 15:31

Rikthehet i nxehti përvëlues në fundjavë.Metorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë dhe parashikohet që të jetë i nxehti afrikan i fundit për këtë verë. Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat e larta do të vijojnë deri në mes të muajit gusht.

“I nxehti afrikan, që do të jetë i fundit edhe për këtë verë, pritet të nisë nga kjo fundjavë deri në mesin e muajit gusht dhe më pas do të kemi një shkëputje me dy-tre ditë, do të kemi rënie të temperaturave dhe më pas pjesa tjetër e gushtit që do të mbyllet me temperatura tipike. Do të kemi 7 apo 8 ditë me tempertatura relativisht të larta, me temperatura 33 gradë Celsius në zonat malore dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare 37-38 gradë Celsius”, Adjola Bani.

Ndërkohë për të gjithë ata qytetarë që marrin pushime në pjesën e dytë të gushtit, parashikimet nuk janë pozitive. Sinoptikanët parashikojnë ulje temperatuarash, ndërsa nuk përjashtojnë edhe rrebeshet e shiut.

“Nga java e tretë e muajit do të kemi rënie graduale të temperaturave duke ju afruar vlerave tipike dhe nuk do të ngjiten më shumë se 33 gradë Celsius. Nuk përjashtohet dhe mundësia e rrebesheve afatshkurta të shiut, të cilat do të jenë prezente gjatë pjesës së dytë të muajit”, tha ajo.

Loading...
Loading...