Transmetuar më 07-08-2019, 14:11

Bën seks me nusen e djalit dhe tashmë dyshon se ajo pret fëmijën e tij. “Kalova një natë duke bërë seks me nusen e djalit, dhe jam aq i dashuruar pas saj, sa që u ndava nga gruaja”.

Nis kështu letra e një lexuesi, të publikuar në rubrikën e njohur të ‘The Sun’, “Dear Deidre”. Burri i cili është 46 vjeç, e tregoi historinë e tij, në rubrikën e britanikes “The Sun”, teksa ka zbuluar se nusja është shtatzënë.

Burri druan se mund të jetë babai i fëmijës që e reja mban në bark dhe për këtë arsye është ndarë nga e shoqja, i bindur se është dashuruar me nusen e djalit të tij.

“Qysh herën e parë që djali im 26 vjeç e solli këtë vajzë në shtëpi, mbeta pa fjalë. Është 23 vjeçe dhe është jashtëzakonisht e bukur. E mirëpritëm në familjen tonë dhe vitin e kaluar u martuan. Ajo dhe im bir jetojnë me ne dhe ime shoqe i gjeti punë në supermarketin ku punon vetë. Por disa muaj më parë, shkuam të gjithë në martesën e një nipit tim dhe u sistemuam në t njëjtin hotel. Atë mbrëmje unë dhe nusja ime ndenjëm duke pirë, ndërkohë që djali dhe ime shoqe ranë të flinim. Dolëm jashtë të pinim cigare dhe e gjetëm veten duke bërë seks në sediljen e pasme të makinës. Ramë dakord se nuk do të ndodhte më dhe se ky do të ishte sekreti ynë”, shkruan ai.

Gjithçka u la me aq, deri kur vajza zbuloi se ishte shtatzënë. 46-vjeçari thotë se nusja e dashuron djalin dhe nuk do të lëndojë askënd, shkruan noa.al.

“Disa javë më parë teksa po drekonim, djali na tha se kishin diçka për të na thënë. Na komunikoi se nusja e tij ishte shtatzënë dhe se janë në qiellin e shtatë. I urova, por u ndjeva shumë keq”, shkruan ai. Më tej “fajtori” la të shoqen, pasi nusja e djalit i tha se ekziston mundësia që fëmija të jetë i tiji. /a.y/noa.al