Transmetuar më 07-08-2019, 10:44

Një djalë i ri në drejtimin e një makine ‘Audi Q7’, për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina super luksoze, të parkuara në rrugën e ‘Moore street’, në lagjen e Chelsea, në Londër.

Mes makinave luksoze të shkatërruara, u përfshi një McLaren me vlerë 330 mijë euro,

një Porsche Cayenne prej 110 mijë euro dhe një Bentley Bentyaga prej 220 mijë euro.

Ndërkohë që bashkë me makinat e tjera të dëmtuara, dëmi total kap rreth gjysmë milioni euro.

Sakaq shkaktari i aksidentit u shtrua në spital, me disa plagë në kokë. /a.y/noa.al