Transmetuar më 07-08-2019, 00:06

Ndaloi një makinë pasi drejtuesi i mjetit përdorte celularin gjatë drejtimit por polici e pëson keq në fund. Ai është tërhequr zvarrë nga e njëjta makinë për qindra kilometra dhe në fund është përplasur në mës të autostradës pasi drejtuesi tentoi ti ikte policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dunwood, Georgia, SHBA.

Siç shihet në video dy policë kanë ndaluar një makinë e cila niset papritur me njërin prej policive, që kapet pas dritares së shoferit duke lëvizur me të dhe duke u hedhur më pas në autostradë.

Polici tjetër, e ndjek nga pas dhe pavarësisht se shoferi braktis makinën, ai më pas kapet dhe arrestohet.

Polici i aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë keni videon: